Historia e Kasimit, nga lufta në Irak tek ëndrra “Premier”

117

Për Jaser Kasimin, kujtimet e fëmijërisë në Bagdad janë një “plagë e pashërueshme”.

Futbollisti i ka ende shenjat në trup, të cilat duken në këmbët e tij, pasi luante gjithmonë futboll këmbëzbathur në rrugicat e qytetit, nën regjimin e një diktature mizore.

Futbollisti 24-vjeçar është tashmë një profesionist dhe militon tek anglezët e Suindom dhe në përfaqë- suesen irakiane. Gjatë një interviste për të përditshmen britanike “The Sun”, lojtari ka rrëfyer fëmijërinë e tij nën sundimin e diktatorit Sadam Hysein:

“Kujtimet e asaj periudhe do të mbeten përgjithmonë në mendjen time. Nuk mund t’i harroj dot vuajtjet e tim eti, i cili luftoi dhe sakrifikoi shumë për të mbrojtur familjen. Kam parë horrore që bashkëmoshatarët e mi nuk mund t’i imagjinonin dot. Mirëpo, falë futbollit kam arritur që ta bëj krenare familjen time.

Babai ishte kundër regjimit të Sadamit, për këtë arsye ka qëndruar një vit në burg, por tani është i lumtur teksa më shikon që luaj për përfaqësuesen e Irakut”. Më tej, ai tha: “Unë jam shumë ambicioz, nuk harroj nga vij, mirëpo i kam edhe idetë e qarta se ku dua të shkoj. Dua të bëhem një yll në Premier Ligë dhe jam i bindur që do ta arrij qëllimin tim”.

/Panorama Sport/