Hipotezë “galaktike”, Totti te Real Madrid?

158

Me shumë mundesi ky është sezoni i fundit për Francesco Tottin te Roma. Kapiteni legjendar i verdhekuqve duket shumë pranë largimit pasi edhe drejtuesit e skuadrës e kanë përsëritur disa herë se ai duhet ti japë fund karrierës.

Por Totti ka vetem një ide në mendjen e tij: do të vazhdojë të luajë.

Sipas Corriere dello Sport, Real Madrid mund të jetë ekipi i ardhshem për italianin. “Los Blancos” e kanë pritur gjithmonë mire yllin e Romës dhe kjo u pa edhe në përballjen e fundit ku i gjithë “Santiago Bernabeu” u ngrit në kembë për ta nderuar.

Pas ndeshjes Totti shkoi edhe në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, ku u takua edhe me presidentin Florentino Perez.

/Albeu/