Higuain te ky klub për 80 milionë euro

98

Gonzalo Higuain është objektivi i madh i Manchester Unitedit për transferim në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i Napolit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni në San Paolo.

Dhe, tabloidi britanik “Daily Star” raporton se “Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

Higuain kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain, Arsenal dhe Chelsea.

Kontrata e tij me Napolin skadon më 30 qershor të vitit 2018.