Është hedhur shorti i La Ligës për sezonin e ri 2016/17.
El Clasico e parë do të zhvillohet në Camp Nou më 3 dhjetor, në kuadër të xhiros së 14-të, derisa ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu do të jetë në xhiron e 33-të më 23 prill.
Kampioni i La Ligës e nis edicionin e ri në shtëpi ndaj Betisit. Real do të jetë mysafir i Real Sociedadit në ndeshjen e parë, derisa Atletico Madridi do të përballet me Alaves në Vicente Calderon, skuadër kjo që tani ka hyrë në La Liga.
Reali e mbyll edicionin si mysafirë i Malagas, derisa Barcelona e mbyll në shtëpi ndaj Eibarit.
Këto janë ndeshjet e para dhe të fundit në La Liga:

