Është hedhur shorti i përballjeve gjysmëfinaliste në Kupën FA. Manchester United apo West Ham United në këtë fazë pritet të takohen me Evertonin që eleminoi skuadrën e Chelseat, transmeton Gazeta Sheshi.
“Djajtë e kuq” kanë barazuar në duelin e parë ndaj West Ham United në Old Traford (1-1), derisa duhet të zhvillohet edhe dueli kthyes në Upton Park për të përcaktuar skuadrën e fundit gjysmëfinaliste.
Në duelin tjetër priten të takohen Reading dhe Watford.
/Gazeta Sheshi/