Hiddink paralajmëron futbollistët

117

Ish-trajneri i Juventusit, Antonio Conte, do të arrijë në Stamford Bridge’ pas Euro 2016 dhe sipas trajnerit aktual të Bluve të Londrës, Guus Hiddink, asnjë lojtarë nuk e ka vendin e sigurt në formacionin e italianit.

“Gjithçka është e qartë, të gjithë lojtarët duhet të luftojnë për një pozicion me trajnerin e ri që do të vij për sezonin tjetër”, ka thënë Hiddink.

“Nëse ju luani për Chelsean gjithmonë duhet të jeni krenarë dhe të motivuar. Lojtarët nuk duken të motivuar, duket sikur s’kanë dëshirë të fitojnë”, shtoi i nervozuar Hiddink pas humbjes nga Swansea.