Hetemaj ka lajme të mira për Kosovën

240

Duket se futbollisti shqiptar që luan për Finlanden, Përparim Hetemaj, do ta gëzojë Kosovën dhe tifozët e saj.

Vëllai i futbollistit, Mehmet Hetemaj ka dhënë një deklaratë ku lënë të hapur mundësinë që Përparim Hetemaj që zgjedh përfaqësuesen e Kosovës.

“Sa e di unë, asgjë nuk është qind për qind e sigurt. E di se Përparimi është falënderuar për ftesën e parë (vj nga Kosova), por nuk është marr asnjë vendim përfundimtar”, tha vëllai i tij, Mehmet Hetemaj per HelsingSanomat, përcjell Sporti1.

“Në secilin rast, ai nuk do të luante kurrë kundër Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, ditë më parë, trajneri i Finlandës, Backe, pati thënë se ai e kishte lënë Hetemajn jashtë listës së futbollistëve të ftuar për ndeshje kualifikuese kundër Kosovës, sepse Hetemaj nuk dëshironte të luante kundër atdheut të vet, vendim të cilin trajneri e ka respektuar, por ka thënë se duhet të flasë prapë me Hetemajn pas lojës kundër Kosovës.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki,ka thënë se Hetemaj e ka zgjedhur përfundimisht vendlindjen e tij të adoptuar, Finlandën, duke refuzuar Kosovën, por përkundër kësaj, mundësia që Hetemaj të vendosë të luajë për Kosovën është ende e hapur.