Heshtje te Ballkani para ndeshjes me Drenicën

227

Ballkani dhe Drenica sfidohen në kuadër te xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten në Suharekë duke filluar nga ora 13:00.

Tashmë e një kohë, stafi teknik dhe futbollistët e kanë të ndaluar të flasin për media nga drejtuesit e klubit. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga kryetrajneri Bledi Shkëmbi, i cili ka thënë se kërkon mirëkuptim për këtë pjesë, pasi që është vendimi për të gjithë.

Image

Ballkani në këtë ndeshje vjen pas humbjes nga Llapi në udhëtim me rezultat 1:0, kurse Drenica në xhiron e kaluar barazoi në Skenderaj me Gjilanin 0:0.

Ndryshe, Drenica aktualisht ndodhet në vendin e nëntë me 24 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 45 pikë.