Herolind Shala kapiten i Kosovës në sfidën e sotme ndaj Greqisë

Kosova është mysafire e Greqisë në ndeshjen e katërt të vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Spyros Louis” të Athinës.

Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes vijnë në këtë udhëtim nga një barazim dhe dy humbje, ndërsa synojnë të dalin me rezultat pozitiv nga ky udhëtim, shkruan Gazetasheshi.com

Herolind Shala do të jetë kapiten i Kosovës për ndeshjen e sotme ndaj Greqisë.

Mesfushori e merr shiritin e kapitenit pas mungesave të Samir Ujkanit, Amir Rrahmanit e Valon Berishës.

/Gazeta Sheshi/