“Heroi” i ri i Besës, dedikim interesant për golin ndaj Prishtinës (Foto)

329

Besa dhe Prishtina barazuan 1:1 në derbin e xhiros së katërt të Vala Superligës. Nigeriani Abdul Basit Khalid e kaloi Prishtinën në epërsi në minutën 17, kurse në stilin e heroit shfaqet Qemail Elshani që barazoi shifrat në kohën shtesë.

Elshani edhe në mesjavë e shpëtoi ekipin e tij nga humbja, duke barazuar ndaj Drenicës po ashtu në kohën shtesë.

E, heroi i ri i pejanëve ka një dedikim special për golin e realizuar sot.

“Ne pamundesi per te shkuar ne Haxh (Qabe): Golin qe shenova sot kunder Fc Prishtina i’a dedikoj te gjithe atyre qe kane kryer Haxhin dhe qe agjeruan sot. Zoti na falt dhe na dashte”, ka shkruar Elshani në “Facebook”.

Elshani kaloi te Besa gjatë afatit kalimtar të verës.