“Heroi” i Prishtinës komenton fitoren me Lirinë

157

Prishtina realizoi fitore të madhe të shtunën ndaj Lirisë në Prizren me rezultat 2:1. Të dy golat për kryeqytetasit i realizoi Endrit Krasniqi.

Në fakt, ishin supergola të mesfushorit që po dëshmon kualitete të mëdha.

Krasniqi, i cili shënoi edhe në ndeshjen e Superkupës ndaj Feronikelit, ka thënë pas sfidës me prizrenasit se ekipi i tij arriti qëllimin.

“Ishte ndeshje e vështirë për neve. Qëllimi ishte t’i marrim tre pikë dhe këtë ia arritëm dhe tani vazhdojmë tutje”, ka thënë Krasniqi për sajtin zyrtar të klubit, pa dashur të ndalet te supergolat e tij.

Prishtina në xhiron e tretë është vendase e Hajvalisë në Obiliq.