Heroi i barazhit i Vllaznisë i vërshuar nga ofertat, së shpejti bëhet me skuadër të re!

16 gol për një edicion garues në Ligën e Parë, deris kishte qenë figura kryesore e Vllaznisë edhe në ndeshjen e barazhit ndaj Ferizaj kur kishte realizuar në kohën shtesë tashmë është lojtarë i lirë.

Lirian Ferati, një golashënues i lindur tashmë ka shkëputur kontratën me Vllazninë e Pozheranit dhe është lojtarë i lirë.

Në një prononcim për Gazetasheshi.com Ferati zbulon edhe ofertat e para që kanë ardhur në drejtim të tij.

“Më kanë kontaktuar dy skuadra nga Superliga dhe tri të tjera nga Liga e Parë. Nuk do të ngutem për të marrë ndonjë vendim të nxituar, por do ti dëgjoj të gjitha ofertat dhe më pas do të vendos”.

Ferati nuk harron të falenderojë as drejtuesit e klubit dhe tifozërinë “Tigrat e Zi”.

“Pavarësisht rrethanave të krijuar dhe mënyrës se si u ndamë, unë falenderoj të gjithë drejtuesit e klubit, stafin teknik me të cilin kemi punur dhe tifozërinë “Tigrat e Zi” për përkrahjen”, deklaroi Ferati.

Në të kaluarën Ferati ishte pjesë e Gjilanit dhe një sezonë mbrojti ngjyrat e skuadrës së Ferizajt.

/Gazeta Sheshi/

Fotografia e Altin Ferati