Hellas Verona ia ndalon për 11 vjet hyrjen në stadium liderit të tifozëve që ofendoi Balotellin

Një incident i turpshëm ka ndodhur në ndeshjen e javës së 11 të Serie A-së mes Veronas dhe Brescias.

Mario Balotelli për një moment deshi të largohej nga fusha në mënyrë të pashpjegueshme por më pas u mor vesh se kjo kishte të bënte me thirrjet raciste të tifozëve vendës.

Ndërkohë, kryesuesi i tifozërisë së Veronës në një intervistë kishte deklaruar se Balotelli kurrë nuk mund të jetë 100% italian.

Për këto deklarata, Verona e ka dënuar rëndë atë, duke ia ndaluar hyrjen në stadium deri në vitin 2030.