Hazardi lë pas të gjithë në javën hapëse të Ligës Premier

Eden Hazard duket se i është kthyer formës së mirë te Chelsea.

Belgu përveç që shënoi golin e epërsisë, ai bëri një paraqitje fantastike në fitoren ndaj West Hamit.

Hazard kompletoi nëntë driblime mbrëmë (e hënë), apo më shumë se çdo lojtar në Ligën Premier në javën hapëse.

25-vjeçari ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e fundit për Blutë në kampionatin anglez.

Ndërsa ky gol ishte i rëndësisë së veçantë edhe për klubin nga Londra, pasi ishte i 5000 në Ligën Premier.