Hazard vendos për të ardhmen e tij

99

Eden Hazard është futbollisti më i përfolur i kohëve të fundit, me ç’rast emri i tij lidhet shumë me një kalim të mundshëm gjatë afatit veror tek Real Madridi apo edhe tek Paris SG. Mirëpo, reprezentuesi bleg duket se ka vendosur për diçka tjetër, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç ka raportuar The Times, Hazard tashmë ka biseduar me teknikun e ri të skuadrës londineze Chelsea, Antonio Conte dhe është pajtuar të qëndrojë edhe më tej në Stamford Bridge.

Forma jo e mirë si dhe prishja e mardhënieve me staffin drejtues të bluve nga Londra, kishin rritur spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga ishulli, mirëpo gjërat kanë ndryshuar së fundmni me belgun që pritet ta vazhdojë aventurën e tij në Ligën Premier.

/Gazeta Sheshi/