Hazard sulmon Mourinhon

144

Asi i Chelseat, Eden Hazard, ka sulmuar menaxherin e Chelseat, Jose Mourinho.

Duke folur për L’Equipe, Hazard është pyetur se si po shkon puna me Conten.

“Ne japim më të mirën për të”, ka thënë belgu.

“Jam ende i njëjti lojtar. Conte na jep shumë vetëbesim pas një sezoni të dobët”.

“Conte i njeh futbollistët, sepse ai ishte vetë futbollist”, e mbylli deklaratën e tij Hazard duke thumbuar Mourinhon.