Hazard e bën foton e parë me fanellë të Real Madridit

Eden Hazard tashmë e ka realizuar fotografinë e parë në fanellën e Real Madridit.

Ylli belg, do të jetë lëvizja më e madhe e verës së vitit 2019, ku nga Chelsea pritet të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Këtë gjë, e ka konfirmuar edhe vetë lojtari pas finales së Ligës së Evropës, ku Chelsea mundi Arsenalin.

Derisa ekipet kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshje, Hazard ka bërë fotografinë e parë në fanellën e skuadrës nga Madridi.

28 vjeçari është duke qëndruar në Spanjë, dhe nuk e ka pasur problem të pranojë ofertën e një tifozi të Real Madridit për fotografi.