Haxhi Shala: Qeveria e ka djegur Presidencen (VIDEO)

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ne emisionin Rrokum Rroll te televizionit Rrokum, ka thënë se djegia e objektit të Presidencës është veprim i Qeverisë.

Shala vlerësoi se edhe AKI edhe Policia e di kush po i bën këto veprime.

“Menjëherë sa u gjuejtën mollotovët, drejtori i Policisë dhe disa ministra e drejtuan gishtin kah opozita”, tha Shala, duke shtuar se kjo ka mund të zbulohet shumë shpejt përmes kamerave të policisë.

Për sulmin ndaj shtëpisë së kryeministrit Mustafa, Shala tha se kjo ka mund të ndodh edhe nga pakënaqësia e elektoratit të LDK-së për shkak të votimit të Thaçit për President.

“Përmes viktimizimit Kryeministri po mundohet me mbajte afër elektoratin. Po të ishin aktivistë të opozitës, moti ishin kape e ishin akuzu”, tha Shala, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, duke shtuar se “kjo heshtje” nga institucionet lë të kuptohet se këto veprime janë bërë nga Qeveria.