“Havertz nuk duhet të konsiderojë ofertat nga Real Madrid”

Kai Havertz është në mesin e emrave më të lakuar para hapjes së merkatos së verës.

Anëtari i Bayer Leverkusen, Havertz, po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra, përfshirë atë të Real Madrid, por edhe Chelsea e Man United.

Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe Dimitar Berbatov, i cili propozon se gjermani nuk duhet të shqyrtojë kalimin në Madrid.

“Kai Havertz po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij dhe ka tërhequr vëmendje të madhe, përfshirë atë të Real Madrid”, ka thënë Berbatov për ‘Betfair’, transmeton lajmi.net.

“Për mua, momentalisht ai nuk duhet të konsiderojë ofertat nga Real Madrid”, ka shtuar bullgari.

“Është vend i vështirë për të luajtur dhe nëse nuk je i përgatitur mentalisht për kërkesat e larta, atëherë do të jetë e vështirë. Shikoni Hazard, Courtois e Bale, ata u kritikuan në fillim”, ishin fjalët e Berbatov.

Në anën tjetër, thuhet se Chelsea do të ofrojë diku rreth 80 milionë euro për kartonin e lojtarit.