Hashani pishman që e la Dritën, kthehet në janar (FOTO)

1076

Erdin Hashani duket që i ka rënë pishman që është larguar nga skuadra e Dritës. Ish-qendërmbrojtësi i bardhekaltërve është vërshuar nga komentet e shumë prej tifozëve të Dritës, për të replikuar me disa prej tyre duke i dhënë shpresën se një ditë do të rikthehet sërish në skuadrën gjilanase, shkruan Gazeta Sheshi.

Hashani i cili ka luajtur për Dritën në dy periudha të ndryshme kohore dhe ka qenë njëri ndër lojtarët më të preferuar të tifozëve. Ai jo rrallë herë publikon video dhe foto të bardhekaltërve, duke ngjallur nostaligjinë e dikurshme për skuadrën e Dritës.

Të shohim se çfarë do të ndodh në afatin kalimtar dimrorë.

/Gazet Sheshi/