Hashani: Nuk po më pëlqen politika që po bën Prishtina

Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka thënë se nuk është fer nga ana e Prishtinës që u ka kërkuar lojtarëve të heqin dorë nga një pagë e gjysmë, e në fund sjellë dy futbollistët më të shtrenjtë.

Po ashtu ka thënë se nuk është profesionale të kërkohet nga një trajner garantimi i titullit të kampionit.

“E vetmja çka mund të garantojë trajneri është puna e disiplina. Por që kanë marrë që garanton titullin është ok, po çka nëse nuk del kampion me trajnerin që garanton titullin. Nuk po më pëlqen politika që po bën Prishtina. Vjen në një moment ndryshohet çdo gjë. Është e pakuptimtë të kërkohet titulli. Nuk është profesionale. Mbetet të shihet me trajnerin e ri se çfarë do të bëhet. Kanë marrë përforcime, kanë kërkuar t’ia falin një rrogë e gjysmë futbollistëve e në fund të marrin dy lojtarë më të shtrenjtë, nuk është fer. Ata lojtarë kanë sakrifikuar e kanë pritur të marrin rrogat”, ka thënë Hashani për Sportin Total.