Hashani: Jam lojtar i Lirisë

642

Drejtuesit e Lirisë përmes një reagimi njoftuan se jozyrtarisht kanë marrë vesh se futbollisti i tyre, Erdin Hashani i është bashkuar Dritës dhe paralajmëruan masa të ashpëra ndaj lojtarit dhe atyre që kanë qenë të involvuar në këtë rast, pasi i njëjti ka kontratë me prizrenasit.

Ndërkohë, ka ardhur reagimi i Hashanit, i cili ka pohuar se do ta respektojë kontratën me prizrenasit. “Krejt këto fjalë çka janë dalë janë vetëm spekulime, sepse unë kam kontratë me skuadrën e Lirisë edhe së paku për gjashtë muaj dhe do ta respektoj atë. Në janar do shohim se a do vazhdojmë edhe për gjashtë muaj të tjerë apo jo. Por, ajo që është me rëndësi është se unë vazhdoj të jem lojtar i Lirisë”, i është kundërpërgjigjur Hashani pas reagimit të klubit.