Hasani-Lladrovcit: Mos fol për temat që nuk i di

109
Pas një debati i cili ka filluar që disa ditë, mes ish pjesëtarëve të UÇK-së, Hasani ka vendosur t’i thotë dy fjalë Lladrovcit.

Ja postimi i tij i plotë

“Nje lutje miqve te mi,

I percolla me vemendje qe nga mbledhja e Kuvendit te Kosoves per zgjedhjen e presidentit e deri me sot debate jo te pelqyeshme dhe debatin e fundit ne mes z. Selimit dhe z. Lladrovcit dhe nuk dua te nderhyj, po me qellimin e mire qe te mbylle kete debat, them mjaft me keto ne emer te Luftes.

Por ne kete debat dua te nderhyj dhe i them mjaft z. Lladrovci qe, kerkon llogari nga Selimi per arrestimet tona dhe vrasjen e Zahirit.

Dua t’ia bej me dije z.Lladrovci se para se te vritej Zahiri, Edmondi dhe Hakifi dhe para se te arrestohesha unë Rexhep Selimin, Muje Krasniqin komandant – Kapuqin, Xheladin Gashin komandant – Plaku etj bashkeluftetar i kam lenë ne Prekaz ne Familjen e Adem Jasharit. Prandaj te lutem z. Ladrovci mos hy ne tema për te cilat nuk i di dhe nuk ke qene protagonist. Kete ta them me qellimin më te mire dhe për hir te se vertetes.

E them kete sepse nuk eshte hera e pare qe tentohet qe reniet e shokeve te paraqiten si te dyshimta.

Me respekt Nait Hasani”