Hart i “hakmerret” Guardiolës me klubin e ri (FOTO)

404
Joe Hart është i gatshëm të largohet nga Manchester City duke u transferuar në Liverpool.

Joe Hart është i gatshëm të pranojë pagë më të ultë për transferim në Liverpool.

Portieri anglez do të largohet nga Manchester City pas lënies jashtë formacionit nga menaxheri Pep Guardiola.

Për më tepër, Claudio Bravo ka nënshkruar me “Citizens” dhe do të luajë në formacionin bazë.

Andaj, tabloidi britanik “The Sun” raporton se Hart ka ofertë nga rivali i Premierligës, Liverpool.

Madje, Hart është i gatshëm të pranojë pagë më të ultë për transferim tek “Reds”.

Hart përfiton aktualisht 150 mijë funte në javë në Etihad.