Harrojeni klubet e Kosovës: Ky ekip italian ka shkarkuar tetë trajner brenda një sezone

168

Maurizio Zamparini, presidenti i skuadrës italiane Palermo është i padurueshëm kur bëhet fjalë për trajnerët. Këtë mesjavë ka shkarkuar trajnerin e tetë brenda një sezone. Viktimë e rradhës ishte Walter Novelino, transmeton Gazeta Sheshi.

“Njerëzit po më thojnë që je çmendur, mirëpo nuk është e vërtetë”, theksoi presidenti 75-vjeçar, i cili ka shkarkuar hiq më pak se 35 trajnerë që nga viti 2002 kur morri drejtimin e klubit sicilian.

Disfatën e fundjavës ndaj Lazios (3-0), nuk ka arritur ta përbijë asesi Zamparini, i cili ndjen një dozë keqardhje për Novelinon.

“Palermo është i tmerrshëm për ta parë. Vetëm në dy ndeshjet e fundit ka pësuar gjashtë gola. Më vjen keq për Novelinon, pasi nuk ishte e lehtë ta pushoja”, deklaroi Zamparini.

CfyTsKpUsAAvq6U

Sigurisht se kjo do të jetë puna më e keqe në botë, pasi presioni për tu larguar është më i madh se të drejtosh një skuadër të madhe europiane, që për qëllim ka ndjekjen e gjithë titujve kampionale e ata europian.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fundin e kampionatit, Palermo rrezikon seriozisht statusin e elitarit në Serie A, pasi që ndodhet në pozitën e 18-të me vetëm 28 pikë të arkëtuara.

/Gazeta Sheshi/