Harrison Ford rikthehet si Indiana Jones

171

73-vjeçari Harrison Ford do të rikthehet në rolin që e ka bërë të famshëm: Indiana Jones. Sipas “Deadline”, në filmin e pestë të sagës do të jetë sërish Steven Spielberg regjisor.

Filmi i ri do të shfaqet në ekranin e madh në 19 korrik 2019 dhe ende nuk e ka një titull. Producentë të tij do të jenë Kathleen Kennedy dhe Frank Marshall.

“Indiana Jones është një nga heronjtë më të mëdhenj të historisë kinematografike dhe mezi po presim ta rikthejmë në ekran në vitin 2019. Jemi shumë të emocionuar që do të nisim një aventurë të re me Harrison dhe Steven”, tha presidenti i “Walt Disney Studios”, Alan Horn.

Aktualisht, aktori veteran Harrison Ford është rikthyer si një tjetër personazh ikonik i tij, Han Solo, në filmin “Star Wars: The Force Awakens”.