Haradinaj takohet me Fulen: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme

90

haradinaj xRamush Haradinaj është takuar sot me Stefan Fulen, ish-komisionerin për Zgjerim, tani emisar i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media.

Sipas komunikatës, Haradinaj, gjatë takimit me Fulen, ka theksuar se, pas nënshkrimit të marrëveshjeve, sipas tij të dëmshme për Kosovën, nuk ka zgjidhje tjetër për të dalë nga kriza aktuale pëveç zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi, sipas AAK-së, ka qenë një prej takimeve të rregullta që Kryetari Haradinaj ka zhvilluar me ish-komisionerit Fule, gjatë periudhave të ndryshme të këtyre viteve.