Haradinaj përkulet të varri i Adem Jasharit

89

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, tha se kjo ngjarje ka bërë kthesë për lirinë e vendit.

“Kjo është një ngjarje që ka kthyer vetëdijen kombëtare për lirinë e vendit. Ne bashkëndjejmë dhimbje me familjen Jashari”, tha Haradinaj, transmeton koha.net.

I pyetur se a do ta vizitojë familjen Jashari, Haradinaj tha se nuk do ta vizitojnë familjen Jashari pasi që ata kanë shumë vizitorë sot dhe nuk duan t’i bezdisin.

Ai ka shkuar në Prekaz së bashku me përfaqësuesit e kësaj partie, për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.