Haradinaj: Më 17 shkurt opozita feston duke protestuar e pozita duke mashtruar

153

AAK ka mbajtur sot tubime me strukturat dhe aktivistët e partisë me qëllim të mobilizimit të qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e opozitës së bashkuar më 17 shkurt.

Kjo protestë është paralajmëruar ka rreth një muaj dhe opozita prej pjesëmarrje masive. Po në këtë ditë, ndërkaq, e që është dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës, ka planifikuar aktivitete festive sikur vitet paraprake. Parakalimi i FSK-së dhe njësive të policisë është paraparë të mbahet paraditen e 17 shkurtit.

Por, Haradinaj thotë se këtë 17 shkurt “opozita feston duke protestuar, ndërkaq qeveria duke mashtruar”.

“Ne sot jemi të pakënaqur me degradimin e vazhdueshëm të shtetit, ndërkaq qeveria po mundohet të fshihet pas dështimeve të mëdha dhe humbjes së kredibilitetit institucional edhe në ditën e pavarësisë, duke kërkuar prej nesh që të mos e prishim imazhin e shtetit në ditë feste. Por imazhi i shtetit nuk prishet pse qytetarët e ngrehin zërin e protestës kundër shkeljes së kushtetutës, kundër rrezikimit të sobranitetit e të integritetit, kundër krimit e korrupsionit, me një fjalë kundër degradimit të skajshëm që kjo qeveri po i bën shtetit”, ka thënë ai.