Haradinaj: Komuna e Prelluzhes është sulm direkt në qymyrin e Kosovës

Ne konferencen e sotme te opozites se bashkuar, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar kerkesen e serbeve per themelimin e komunes se Prelluzhes, si komune me shumice serbe. Kjo, ka thene ai, eshte edhe nje arsye shtese se pse duhet te bashkohemi te gjithe e te protesojme me 26 mars, ne ora 14:00

“Bashkësia e Komunave Serbe është e padrejtë dhe kjo po shihet me koncesionet e reja të arkitektit të kapjes së shtetit, me komunë e Prilluzhës. Kjo komunë është sulm direkt në qymyrin e Kosovës, siç ka ndodhur sulm më herët në Trepçë. Duhet ta dimë se Trepça dhe qymyri janë të Kosovës. Po ashtu, definimi i kufirit me Malin e Zi është i padrejtë dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës. Për të mos e lejuar këtë, bashkohemi më 26 mars në orën 14:00”, ka thënë Haradinaj.