Haradinaj jep gjak ne QKUK

92

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar disa klinika të Qendrës Klinike Universitare me qëllim njohjen për së afërmi me gjendjen në të cilat janë ato.

Në qendrën për Transfuzionin e Gjakut, kryetari i AAK-së dhuroi gjak për nevojat e kësaj Qendre.

Haradinaj e filloi vizitën në Qendrën Emergjente, me ç’rast tha se shëndetësia po përballet me vështirësi dhe sfida.

Ai i ka quajtur heronj mjekët për punën që bëjnë.

“Shëndetësia është sektor vital. Kemi vështirësi në shëndetësi. Në Qendrën Emergjente mësuam për dinamiken e punës. Vërtetë këta janë heronj. Personeli mjekësor janë çdoherë në presion të rasteve urgjente. Këta kanë vështirësi si hapësira e vogël, pastaj sistemi i referimit dhe lista esenciale”, tha Haradinaj.

Pas Qendrës Emergjente, Haradinaj vizitoi edhe Klinikën Pediatrike si dhe atë për Transfuzion të Gjakut.

Udhëheqësit e klinikave që vizitoi Haradinaj e kanë falënderuar atë për vizitën që u ka bërë.