Haradinaj jep dorëheqje nga posti i deputetit

107

Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit. Ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk është institucion demokratik dhe se nuk dëshiron të jetë më pjesë e tij.

“Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit. Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz”.