Haradinaj ia permend deshtimet, Grabovci e larteson Thaçin

95

Pas një fjalimi që mbajti deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili tha se Thaçi nuk meriton të jetë presidenti i vendit, duke ia përmendur atij dështimet e fundit, siç i quajti Haradinaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Adem Grabovci, i cili tha shumë fjalë të mira për kolegun e tij Hashim Thaçi. Sipas tij, Thaçi është personi që ka luftuar gjithmonë për këtë vend dhe është kandidati më i domosdoshëm për President.

Ai kundërshtoi Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi që pretendohet nga opozita se i është falur tokë Malit të Zi. Grabovci tha edhe njëherë se asnjë pëllëmbë tokë nuk do t’i falet Malit të Zi.

Kërkoi nga ana e opozitës që mos të shkaktojnë dhunë dhe të kthehen në Kuvendin e Kosovës për të debatuar. Sipas Grabovcit vetëm Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të debatohet./KosovaPress/