Haradinaj: Deportimi i Abazit eshte goditje e një pushteti të egër

77

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deportimit nga Kosova të Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, shtetas shqiptar.

Haradinaj këtë veprim të autoriteteve vendore e quajti “goditje të egër të një pushteti të egër.”

Haradinaj, në Facebook shkruan se ky është kulmi i absurditetet.

“E përjetuam edhe një goditje të egër të një pushteti të egër! Deportimin e një shtetasi shqiptar,(Boiken Abazi) nga Prishtina në Tiranë! Ai është përzënë nga Kosova, në kohën kur në këtë vend, me leje e pa leje, hyjnë e dalin dreqi e i biri! Ky është kulmi i absurdit të shtetit ligjor!”, ka shkruar Haradinaj. /KosovaPress/