Hapet procesi i akreditimit për ndeshjet Kosovë – Rusi dhe Kosovë – Slloveni

Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet:

Kosovë – Rusi (UEFA Women Euro 2021) – 6 mars 2020, Stadiumi “Brita Arena”, Wiesbaden, Gjermani
Kosovë – Slloveni (UEFA Women Euro 2021) – 10 mars 2020, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, Kosovë

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm
https://ffk-media.com/

Afati i fundit për aplikim është 26 shkurt 2020 (Kosovë – Rusi) dhe 2 mars 2020 (Kosovë – Slloveni), raporton GazetaSheshi.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 28 shkurt 2020 (Kosovë – Rusi) dhe 6 mars 2020 (Kosovë – Slloveni).