Hap dritaren e aeroplanit per te marre ajer te paster

162

Në një mjedis të përbashkët me ajër të rënduar gjëja e parë që të shkon në mendje është hapja e dritares, por ky veprim nuk është edhe fort i zgjuar kur bëhet fjalë për një avion në fluturim.

Një pasagjer i “China Southern Airlines” vendosi të marrë pak ajër të pastër pak momente pas ngritjes së avionit. Pa u menduar dy herë, ai iu drejtua derës hapëse të mjetit dhe bashkë me ajrin e freskët futi në avion edhe rrezikun për jetën e 130 pasagjerëve të tjerë.

Fatmirësisht pjesëtarët e ekuipazhit arritën të mbyllnin derën pa u shkaktuar ndonjë tragjedi e mundshme, ndërkohë që pilotët kryen uljen e emergjencës dhe në pistë u kryen kontrolle sigurie për më shumë se një orë përpara se avioni të rinisej në fluturim.

Ndërkohë, autori i “ajrosjes” u arrestua nga autoritetet dhe rrezikon që veç gjobës apo pezullimit përjetë të përdorimit të avionëve të përfundojë edhe në burg.