Hamilton triumfon në Hungari

158

Lewis Hamilton është i pandalshëm. Britaniku ka fituar për herë të pestë në Çmimin e Madh të Hungarisë dhe merr kryesimin në renditjen e përgjithshme.

Hamilton arriti në kohën 1:24.684 duke i dhënë një tjetër goditje psikologjike shokut të skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën si i dyti në kohën 1:24.594.

Kampioni botëror tashmë kryeson në Botërorin e këtij viti me 6 pikë më shumë se Rosberg, ndërsa është vetëm 3 fitore larg Alan Prost, piloti që ka më së shumti gara të fituara, gjithsej 51.

Vendi i fundit në podium i takoi Ricciardios, i cili i mbijetoi luftës me Vettel, i cili pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, nuk arriti ta tejkalojë.