Haliti tregon ndjenjën e rikthimit në fushë, paralajmëron seriozisht Ballkanin para ndeshjes

288

Mbrojtësi me përvojë në futbollin kosovar, Ahmet Haliti ka lënë prapa lëndimin që e la jashtë fushave të blerta me muaj.

Ai tashmë është rikthyer për ta ndihmuar Llapin në objektivat që ka për këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll si dhe Kupën e Kosovës.

Haliti në një bisedë me “Zeri.info” ka treguar ndjenjën dhe vështirësitë që ka pasur gjatë fazës rikuperuese.

Sigurisht që është ndjenjë e mirë pasi që pjesa e rikuperimit është mjaft e vështirë dhe monotone për një futbollist dhe më kishte munguar fusha e bertë tejmase”, u shpreh fillimisht Haliti.

Megjithatë, Haliti në ndeshjen e fundit kundër Trepçës ’89 kishte pasur një dëmtim që u detyrua të lëshonte fushën në pjesën e parë.

Mbrojtësi i llapjanëve ka thënë se nuk ka diçka serioze nga ky lëndim, por nuk dihet ende nëse do të luajë apo jo në takimin kundër Ballkanit.

Po është e vërtet qe jam larguar nga ndeshja herët qysh në pjesën e parë pas një lëndimit në gju. Ku pas disa ekzaminimeve është konstatuar që nuk është diçka serioze, por gjithsesi ka një lëndim të vogël nga goditja që kam pësuar, se a do jem në gjendje të luaj kundër Ballkanit apo jo, nuk dihet ende, do vendoset pas konsultimit me fizioterapeutet e klubit”, shtoi më tutje Haliti.

Image

Llapin e Tahir Batatinës e pret një duel i vështirë në kuadër të javës së 22-të kampionale pasi është nikoqir i Ballkanit.

Mbrojtësi “bardhekaltër” ka theksuar se Llapi do të futet në “Zahir Pajaziti” për fitore, ndërkaq ka potencuar se edhe barazimi është rezultat pozitiv për ta.

Ndeshja me Ballkanin pres të jetë mjaft e vështirë, pasi që dihet se Ballkani është lideri i Superligës dhe ka një skuadër të komponuar mirë dhe individ mjaft cilësor të cilëve nuk u duhet shumë hapësirë për të shënuar gol. Por, ne jemi duke u përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje dhe do japim maksimumin për një rezultat pozitiv. Sigurisht qe do hyjmë për fitore në këtë takim, por duhet marr parasysh skuadrën që kemi përballë edhe barazimi do ishte rezultat pozitiv”, përfundoi Ahmet Haliti.

Image

Ndryshe, Llapi ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara.