Haliti: Pres nga Lista Serbe ta votojë presidentin

82
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në një deklarim për Radio Dukagjinin, tha se Kuvendi është gati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Haliti tha se pret që Lista serbe të jetë në parlament dhe të votojë për presidentin e ri.

“Çdo gjë sa i përket anës teknike, administrative, ligjore dhe kushtetuese është e gatshme për të filluar seanca e planifikuar për ora 11:00, prandaj po presim orën dhe të fillojmë me procedurat për zgjedhjen e Presidentit. Pres që Lista serbe të jetë në Parlament dhe të votoje për presidentin. Të tjerat pastaj, kushtëzimet që ata mund t’i kenë, unë nuk e di dhe nuk e kam dëgjuar”, ka deklaruar Haliti.