Haliti po e merr veten pas suspendimit “të padrejtë”

525

Ahmet Haliti e ndan në dy periudha qëndrimin njëvjeçar te Bylisi nga Ballshi. Periudhën, nga vera e vitit 2015 deri në janarin e vitit 2016 e vlerëson goxha të mirë. Por, jo edhe gjashtëmujorin pasues. Madje, për të thotë se ishte më e vështira e karrierës së tij.

Thotë se ende nuk ka mundur të këndellet. Ka arsye të fortë për këtë. Ai është suspenduar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për gjashtë muaj me pretekstin se së bashku me portierin kosovar Kushtrim Mushica dhe dy futbollistë nga Shqipëria kurdisën ndeshjen kundër Tërbunit.

Por, Haliti 27-vjeçar ngul këmbë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë plotësisht të pafajshëm. Këtë thotë do ta dëshmojë koha, shkruan Koha Ditore.

“Periudha e parë shkoi si është më së miri nga mikpritja e presidentit e deri te bashkëlojtarët. Pastaj vjen periudha më e vështirë në karrierën time. Ende nuk mund të reflektojë mirë se çka ka ndodhur”, tregon vështirësitë që ende po i kalon Haliti. Ai është kthyer të luajë sërish në Kosovë, ka firmosur me kampionin në Feronikelin.