Halimi feston ditëlindjen, klubi ukrainas e uron atë: Betimi është shembull i qetësisë!

252

Portieri kosovar, Betim Halimi, i cili është duke i mbrojtur ngjyrat e skuadrës ukrainase, FC Olympic, sot feston ditëlindjen.

Halimi ka mbushur 25 vjet dhe kësisoj skuadre ukrainase ia ka uruar ditëlindjen përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Betimi është një shembull i qetësisë dhe besimit të portierit të klasit të lartë. FC Olympic uron Betimin për një të ardhme më të ndritur në futboll”, ka shkruar faqja zyrtare.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë: /Gazeta Sheshi/