Hajvalia zhvillon ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, ky është rezultati

Hajvalia në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kualifikueset për Ligën e Kampionëve, turne që po mbahet në Qipro.

Përballë vashave kosovare ishte skuadra e Apollonit, e cila me mund të madh arriti ti mposht vashat nga Kosova me rezultat minimal 1:0.

Deri në minutën e fundit, të përzgjedhurat e trajnerit Emin Bajrami, arritën të ruajnë rezultatin e barabartë, por në fund një pakujdesi iu kushtojë, duke e humbur ndeshjen, shkruan Infokusi.com.

Ky rezultat gjithsesi që nuk është mirë, por duhet theksuar se Apolloni në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore 5:0 dhe aktualisht i prinë grupit të parë me 6 pikë, pra bëhet fjalë për një skuadër cilësore.

Hajvalia pas dy ndeshjeve, ka një barazim dhe një humbje dhe me 1 pikë renditet në vendin e tretë.

Ndeshjen e fundit, Hajvalia e luan me 28 gusht ndaj Klaskvikut prej orës 16:15 dhe në rast të firores mund të shpresojë në kualifikim.