Hajvalia përforcohet me dy futbolliste

Hajvalia në konkurrencën e femrave ka bërë edhe dy goditje shumë të mëdha në afatin kalimtar. Njëra ndër sulmueset me të mira në Kosovë, Zelfije Bajramaj, që ishte kapitene e 13 Qershorit, sot ka firmosur kontratë një vjeçare me Hajvalinë.

Bajramaj është sulmuese që është shpallur dy herë fituese e çmimeve të FFK-së si lojtare e dalluar dhe në Top 10 e më të mirëve në Komunen e Suharekes. Por kjo nuk është e tëra.

Hajvalia së bashku me Bajramajn, ka transferuar portieren më cilësore në Ligen e Femrave, Florentina Kolgecin që poashtu ishte pjesë e 13 Qershorit.

Edhe Kolgeci ka nënshkruar kontratë një vjeçare. Kolgeci fitoi çmimin si lojtarja më përspektivë në Komunën e Suharekës, por edhe nga FFK. Të dy këto lojtaret luajten rol shumë të rëndësishem tek 13 Qershori, duke arritur shumë suksese më ekipin therandas. Të dy lojtaret janë reprezentuese të Kosovës. Bajramaj e Kolgeci, janë futbolliste të “rritura” te skuadra e 13 Qershorit.