Hajvalia – Paoku, ndodh diçka e papritur (Foto)

1082

Skuadra e Hajvalisë në konkurrencën e femrave tashmë ndodhet në Qipro dhe e përgatitur maksimalisht pret ndeshjet e Grupit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Emin Bajrami nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë me greket e Paokut nga ora 20:00.

Mirëpo, të dy ekipet kanë pasur një takim të paplanifikuar gjatë ditës së sotme. Futbollistet e Hajvalisë dhe ato të skuadrës greke janë takuar teksa po kryenin drekën në të njëjtin vend, shkruan Gazeta Sheshi.

Hajvalia mëton të kalojë Grupin që përbëhet edhe nga dy skuadra tjera të forta, Apollon dhe Ki Klaksvik. Vetëm skuadra e parë në Grup do të kalojë tutje.

Hajvalia ndeshjen e dytë e luan më 25 gusht, kurse të tretën tri ditë më vonë.