Hajvalia “pa ndjenja”, ja çka i bëri kundërshtarit në sytë e Medës

336

Skuadra e femrave e Hajvalisë kishte për të zhvilluar ndeshjen e xhiros 11 të Superligës ndaj Vizionit të shtunën, por ajo u shty për të hënën.

Ishte kryetari i klubit nga paralagja e Prishtinës, Mehedin Përgjeçaj – Meda, i cili insistoi që sfida të luhej sot për faktin se ishte i zënë me obligime para dy ditësh dhe dëshironte që t’i shikonte nga afër vashat e ekipit të tij.

Gjithsesi, ndeshja u zhvillua sot, por ndodhi diçka e papritur. Hajvalia u tregua e “pashpirt”, duke e mundur Vizionin 16:0 në sytë e Medës, shkruan Gazeta Sheshi.

Pjesa e parë përfundoi 8:0. Në këtë ballafaqim, numrin më të madh të golave e realizoi lojtarja më e mirë në Kosovë, Qëndresa Krasniqi, gjithsej 5.

Mbase, kjo ishte dhurata më e mirë e futbollistëve të Hajvalisë për kryetarin e tyre që nuk kursen asgjë për to.

Hajvalia dhe Mitrovica po ‘luftojnë’ për titullin e kampionit në elitën e femrave.

1468787_10201313748322391_5462774191888672343_n