Hajvalia ngec sërish, shkëputet Feronikeli

170

Hajvalia ka gabuar sërish duke mbyllur një 90 minutësh tjetër pa realizuar, kësaj rradhe përballë Dritës, për ti lënë dy pikë të arta në rrugëtimin drejt titullit kampion. Në duelin hapës së javës së 25-të në Raiffaisen Superligë, djelmoshat e Ismet Munishit nuk arritën të marrin më shumë se një barazim, pavarësisht nisjes së mirë të ndeshjes, raporton Gazeta Sheshi.

Madje kryqyetetasit kanë mundur të ndëshkohen sikurse bardh e kaltërit nga Gjilani të ishin më konkret në kundër zbritjet e tyre në fundin e ndeshjes. Siqodoftë pikë e madhe për gjilanasit në luftën për mbijetesë, ndërkohë jo edhe për Hajvalinë që ngec në garën për titull.

Këtë rrëshqitje të Hajvalisë e shfrytëzoi në maksimum skuadra e Feronikelit që triumfoi në duelin derbi të kësaj jave përballë Prishtinës, 1-0. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Mendurim Hoti me kokë, pas një harkimi të Mark Milicajt.

Tani skuadra e Afrim Tovërlanit udhëheq kampionatin me pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Hajvalia.

Në duelin tjetër Drenica ka triumfuar përbalë Lirisë krejt në fundin e ndeshjes. Si gjithnjë kapiteni Sami Geci ishte kreatori i një tjetër fitore të drenicasve duke realizuar tre minuta para fundit nga penaltia. Ndërkohë dy minuta më pas Arifaj i dha fund dilemës së fituesit, duke realizuar golin e dytë për Drenicën.

Rezultatet:

Feronikeli 1-0 Prishtina

Hajvalia 0-0 Drita

Drenica 2-0 Liria

tabela