Hajvalia mposhtet keq nga Sportingu

Hajvalia e ka përfunduar aventurën evropiane me humbje të thellë nga Sportingu i Lisbonës me rezultat 4:1, transmeton Gazetasheshi.com.

Ky ishte takimi i fundit i Hajvalisë në Ligën e Kampionëve për këtë vit, ku në tri duele ka pësuar tri humbje me golëdallim 1-7.

Madje, golin e vetëm për vashat e Hajvalisë e ka shënuar pikërisht sot Blerta Shala.

Vashat prishtinase sot pranuan edhe një karton të kuq. Zylfije Bajramaj u ndëshkua në kohën shtesë me kartonin e dytë të verdhë.