Skuadra e futbollit Hajvalia, në kategorinë e femrave, ka paralajmëruar se nesër në stadiumin e Kishnicës, do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Maqedonisë, NKF Dragon.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave kampione, do të nisë nga ora 17:00.
Kujtojmë se ditë më parë ishte Hajvalia që vizitoi kampionin maqedon dhe e mposhti 4:0.