Hajvalia merr lajmin e vitit (Foto)

501

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është shpallur tenderi fitues për ndërtimin e fazës së dytë të stadiumit të Hajvalisë.

Sipas planifikimeve, punët e kësaj faze pritet të përfundojnë brenda periudhës katërmujore, derisa përfshihen: punët pëgaditore, punët e dheut dhe zhavorit, punët e betonimit, punët e armaturës, punët e muratimit, punët e fasadës, punët e zdrukthtarisë, punët e kulmit, punët e ulluqëve, punët tjera (elektrika dhe punët e instalimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit), shkruan Gazeta Sheshi.

Vlera e kontratës është rreth 500 mijë euro (498,587.31€).

Kësisoj, brenda një kohe jo të gjatë, Hajvalia pritet të bëhet me stadium goxha modern.