Hajvalia merr frenat e Superligës

122

Më lehtë se ndoshta që është pritur Hajvalia ka triumfuar në shtëpi përballë skuadrës së Lirisë, (3:0). Një fitore që ka vlerën e lidershipit, për më tepër atë të rekordeve, pasi tani skuadra e Ismet Munishit ka 13 ndeshje pa pësuar, njofton Gazeta Sheshi.

Gjithçka u bë më e lehtë për skuadrën vendase teksa Liridon Leci arrinë të realizon qysh në minutën e tretë të ndeshjes, për epërsinë fillestare, (1-0). Edhe në vazhdimin e pjesës së parë ishin nikoqirët ata që në vazhdimësi e kërkuan golin e dytë në ndeshje, i cili do vinte në fraksionin e dytë të lojës.

Ashtu edhe ndodhi. Menjëherë me të filluar 45 minutëshi i dytë, vendasit realizojnë me anë të Veton Shabanit, i cili u shërbye bukur nga Serginho. Ndërkohë, për të shuar çdo shpresë që mbante gjallë prizrenasit u përkujdes Genc Hamiti, i cili realizoi një gol të bukur në minutën 50, pas një pasimi të mrekullueshëm nga Samir Zeneli.

Me epilogun e ndeshjes tashmë të kryer, minutat e mbetur ishin vetëm monotone, duke mos patur ndonjë rast konkret për të shënuar.

Hajvalia kështu merr tre pikëshin e radhës që e pozicionon atë në pozitën e parë të renditjes tabelare me 41 pikë, tre më shumë se përcjellësi më i afërt Feronikeli që renditet i dyti me 38 dhe nesër do zhvillojë duelin e rradhës ndaj Trepçës ’89 në Riza Lushta.

/Gazeta Sheshi/